Politike

Kandidatja e Bindjes Demokratike në Durrës, Sakollari: “Velierën” do e kalojmë në Referendum popullor

22 Qershor 2019, 09:43 Nga DOSJA
Kandidatja e Bindjes Demokratike në Durrës, Sakollari:

DURRES- Në përballjen mes dy “Valbonave” kandidate për Bashkinë e Durrësit, një zotim të rëndësishëm ka marrë kandidatja e Bindjes Demokratike.

Sakollari ka deklaruar se ekzistenca ose jo e “Velierës” së ndërtuar nga Kryebashkiaku Dako do vendoset me Referendum.

“Do të jenë qytetarët durrsakë ata që do të vendosin, nëse “Veliera” do të vijojë të qendrojë aty ku është apo jo”.

Ndërsa, Kandidatja Socialiste, Valbona Sako ka pohuar se nuk ka përse të meren si referenca çfarë bënë ata para nesh, por çfare do të bëjme ne në vijim.

Të pranishëm në këtë forum që po zhvillohet në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Mosiu”, në prani të grupeve të ndryshme të interesit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike valbona sakollari bindja demokratike valbona sakollari

Sondazh

Poll