Politike

Sulmet në KZAZ e Kukësit, KQZ zhvendos qendrën nga palestra e shkollës në një hotel

22 Qershor 2019, 10:35 Nga DOSJA
Sulmet në KZAZ e Kukësit, KQZ zhvendos qendrën nga palestra e

TIRANË- Ashtu edhe siç Dosja.al e paralajmëroi pak ditë më parë, mazhoranca ka vendosur të nisë zhvendosjen e KZAZ  nga ato qendra votimi të cilat janë të nxehta dhe rrezikojnë që të kthehen në vatra përplasjeje me mbështetësit e PD.

Në mbledhjen e sotme të KQZ, mazhoranca ka vendosur me 4 vota pro që të ndryshojë ambientet e KZAZ nr.11 në Kukës. 4 vota pro dhe 1 kundër ka qenë vendimi për këtë propozim, ndërkohë që kryetari i KQZ, Klement Zguri ka dalë kundër. KZAZ në Kukës do të vendoset në një ambient privat, hotel me qëllim shmangien e përplasjeve.

KZAZ-ja e Kukësit do të jetë e pozicionuar në “Bufe Veranda”, i njohur ndryshe si ish-hotel Drini.

KQZ vendosi ta shtyjë për në mbledhjen e radhës caktimin e grupeve të numërimit, megjithëse  Kodi zgjedhor, në nenin 95, pika 1 përcakton se për numërimin e votave, 10 ditë para ditës së votimit duhet që të caktohen grupet e numërimit.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ish-hotel drinii zbrazja e kzaz-ve te votimit zhvendosja e kzaz ish-hotel drinii zbrazja e kzaz-ve te votimit zhvendosja e kzaz

Sondazh

Poll