Politike

Burg për punonjësit e Bashkisë, Ademi: Diktaturë, ata janë heronjtë e zgjedhjeve të lira!

22 Qershor 2019, 09:54 Nga DOSJA
Burg për punonjësit e Bashkisë, Ademi: Diktaturë, ata

SHKODER- Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka komentuar masën e sigurisë për 5 punonjësit e bashkisë Shkodër. Ademi shkruan në rrjetet sociale se ky është instalimi i diktaturës dhe se të arrestuarit janë heronjtë e zgjedhjeve të lira dhe fjalës së lirë.

Reagimi i plotë:

Kjo eshte diktature! Drejtesia e kapur nga kryeministri antikueshtues le ne burg dy policet bashkiake Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi u vendos te mbahen peng si te burgosur politike. Edhe tre te tjeret, Adi Garuci, Aleks Ndoi dhe Oraldo Thepi do te duhet te qendrojne ne arrest shtepie. Te gjithe keta jane heronjte tane, heronjte e zgjedhjeve te lira e te ndershme, heronjte e fjales se lire! Asnje hap pas! Perballe kryeministrit- fatkeqesi kombetare!

Kanë dalë sot para gjykatës 5 punonjësit e ndaluar të Bashkisë Shkodër, të cilët akuzohen si përgjegjës për sulmet në KZAZ nr.3 në këtë qytet, ku u dogj edhe shkolla ku ishte vendosur KZAZ.

Dy punonjësit e bashkisë Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi janë lenë në burg, ndërsa njëri prej tyre është në masën “detyrim paraqitjeje”, ndërkohë që dy të tjerë janë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike tensione ne shkoder voltana ademi zbrazja e kzaz-ve te votimit tensione ne shkoder voltana ademi zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll