Politike

Tensionet në KZAZ-të/ “Ju puth duart dhe ju kam në zemër”, Isa Sakja falënderon gratë kavajse

22 Qershor 2019, 09:11 Nga DOSJA
Tensionet në KZAZ-të/ “Ju puth duart dhe ju kam në

KAVAJË- Kreu i Bashkisë së Kajavës, Isa Sakja ka falenderuar  çdo nënë e grua kavajse që sipas tij i  ka mbështetur edhe në rrethana të egra siç ishte përplasja në KZAZ-në e qytetit. Ai ka theksuar ndaj tyre se iu puth duart dhe i ka në zemër.

Reagimi:

“Nderim per cdo nene, grua, zonje Kavajase qe na mbeshtet ne cdo rrethane, edhe nder te egrat si keto.
Per ato te guximshmet qe jane perkrah nesh, per ato te guximshmet qe hapen dyert, e i shndrruan shtepite ne spitale duke ofruar gjithcka per te kaluar situata te renda fizike shkaktuar nga helmimi me LHL, per ato te guximshmet qe mbushin qiellin e Kavajes me lutje per bijte e bijat qe perballen per dinjitetin e nje shoqerie qe nuk e duan ta shohin te rreshkase ne diktature! Ju puth duart e ju them: ju jeni heroinat tona!
Ju kam në zemër!

Disa ditë  pati një betejë mes Policisë dhe qytetarëve në KZAZ-në e Kavajës, ku u përdor gazi lotsjellës dhe gurët. Qindra qytetarë tentuan që të hyjnë brenda KZAZ që ndodhej në shkollën “3 dëshmorët”, por Policia nuk i ka lejuar. Ndaj tyre u hodh edhe gazlotsjellës.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike isa sakja tensonet në kzaz-të isa sakja tensonet në kzaz-të

Sondazh

Poll