Sport

Man.City e ekzagjeron, 7 gola Leeds! Aston Villa i Gerrard sheh Europën në horizont

14 Dhjetor 2021, 22:36 Nga DOSJA
Man.City e ekzagjeron, 7 gola Leeds! Aston Villa i Gerrard sheh Europën

ANGLI– Futbolli anglez nuk njeh pushim. Mesjava rezervoi dy përballje si Manchester City-Leeds dhe Aston Villa-Norwich.

MANCHESTER CITY-LEEDS 7-0

City fiton ndaj Leeds dhe shkëputet për një moment në +4 ndaj Liverpoolit. Skuadrës së Guardiolës iu deshën vetëm 32 minuta për të përfunduar ndeshjen: Foden hapi takimin në minutën e 8′, Grealish dyfishoi në 13′ dhe më në fund De Bruyne realizoi të tretin duke dërguar skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë me rezultatin 3-0.

Leeds ishte i trullosur dhe nuk arriti kurrë të krijojë diçka. Pas vetëm tre minutash nga fillimi i pjesës së dytë, Mahrez firmosi pokerin. City është i pamëshirshëm dhe në minutën e 61 Foden shënoi, por këtë herë ishte Var ai që shpëtoi Leeds. Për vetëm pak caste, sepse kaloi vetëm një minutë dhe De Bruyne firmosi dygolëshin e tij personal, këtë herë goli është i rregullt dhe ‘manita’ u shërbye.

“Qytetarët” nuk u ndalën dhe vazhduan të mbajnë këmbën të shtypur në gaz, Stones firmosi 6-0 në minutën e 74′ dhe Akè e ekzagjeroi me 7-0 në të 78′.

NORWICH-ASTON VILLA 0-2

Efekti pozitiv i Steven Gerrard vazhdon dhe, me katër fitore nga gjashtë ndeshjet në stol, e ngre Aston Villa nga zona e rënies në mesin e tabelës. Në shtëpi ndaj një NorWich gjithnjë e më të fundit me vetëm dhjetë pikë, ishte Ramsey në minutën e 34-të ai që kaloi në avantazh, ndërsa Watkins mbylli ndeshjen në minutën e 87′.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester city norwich manchester city norwich

Sondazh

Poll