Sport

Çështja Suarez-Juventus, prokuroria jep verdiktin e saj përfundimtar

14 Dhjetor 2021, 12:52 Nga DOSJA
Çështja Suarez-Juventus, prokuroria jep verdiktin e saj

ITALI-Pas shumë diskutimesh dhe polemikash të pafundme, Prokuroria e Federatës italiane pushoi zyrtarisht çështjen Suarez, në lidhje me provimin farsë e kryer nga sulmuesi uruguaian për të marrë nënshtetësinë italiane.

Federata e Futbollit ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku sqaron se nuk do të ketë sanksione për Juventusin, klub që në atë moment ishte në negociata për të marrë shërbimet e tij.

Si rrjedhojë, çështja nuk do të gjykohet në këtë fazë që është, por në rast se do të ketë zhvillime të mëtejshme më vonë do të rihapet sërish. Kështu, Juventusi momentalisht ka dalë i pastër nga kjo çështje.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport juventus suarez juventus suarez

Sondazh

Poll