Sport

Frikë në Olimpico/ Tifozi i Romës pëson arrest kardiak, stadiumi hesht për të

14 Dhjetor 2021, 12:25 Nga DOSJA
Frikë në Olimpico/ Tifozi i Romës pëson arrest kardiak,

ITALI-Minuta të gjata tensioni dhe frikë në Curva Sud të hënën në mbrëmje mes Romës dhe Spezias. Rreth gjysmë ore pas pjesës së parë, një tifoz i ri verdhekuq papritur pësoi një arrest kardiak.

43 mijë spektatorë të pranishëm në stadiumin “Olimpico”  pushuan së kënduari në minutën e 25-të për shkak të një ngjarjeje të papritur. Për fat të mirë tifozi 23-vjeçar u shpëtua menjëherë nga stafi mjekësor i pranishëm.

Më pas ndeshja rifilloi në pjesën e dytë në një atmosferë surreale, me tifozët e Romës të cilët gjithashtu larguan flamujt dhe banderolat.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport itali roma serie a itali roma serie a

Sondazh

Poll