Sport

Peshëngritja shqiptare në zi! Shuhet Ferid Berberi, ish-trajner i kombëtares…

14 Dhjetor 2021, 12:05 Nga DOSJA
Peshëngritja shqiptare në zi! Shuhet Ferid Berberi, ish-trajner i

TIRANE Ferid Berberi, ish-trajneri i madh i peshëngritjes së Dinamos dhe ekipit kombëtar është ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Gjatë karrierës si sportist, ai arriti të shpallej 7 herë kampion kombëtar. Nga viti 1976 deri në vitin 1979, Berberi ishte trajner i Dinamos, ndërkohë që drejtoi edhe ekipin kombëtar të peshëngritjes deri në vitin 1985.

Gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka stërvitur emra tepër të njohur si Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Xhemal Qarri, Ardian Kokonozi dhe mjaft peshëngritës të tjerë.

Ferid Berberi ka punuar si mësues i edukimit fizik në gjimnazin “Sami Frashëri”, pedagog në universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe për 8 vite shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, nga viti 1992 deri në vitin 2000.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ai arriti të shpallej 7 herë kampion berberi ishte trajner i dinamos ekipit kombëtar është ndarë sot nga jeta ish-trajneri i madh i peshëngritjes së dinamos peshengritja shtnaga spot i papërshtatshëm ai arriti të shpallej 7 herë kampion berberi ishte trajner i dinamos ekipit kombëtar është ndarë sot nga jeta ish-trajneri i madh i peshëngritjes së dinamos peshengritja shtnaga spot i papërshtatshëm

Sondazh

Poll