Politike

PD çon në Gjykatë ndryshimet e 17 korrikut

14 Dhjetor 2021, 10:14 Nga DOSJA
PD çon në Gjykatë ndryshimet e 17 korrikut

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar n Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më  17 korrik. Mësohet se çështja është regjistruar një ditë më parë dhe është shortuar pranë kësaj gjykate. Dosja është në duart e gjyqtares Blerina Muça.

“Ditën e djeshme, është depozituar në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Civile, kërkesë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, për pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të Partisë dhe të organeve të reja, të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.07.2021. Çështja është regjistruar dhe shortuar pranë kësaj gjykate dhe do t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor në bazë në ligjit. Gjyqtare e çështjes është Znj. Blerina Muça”, thuhet në njoftim.

Ç’u vendos më 17 korrik?

Lulzim Basha propozoi 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Kryedemokrati krijoi Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale, zgjeroi Kryesinë, Sekretariatet dhe shtoi strukturën e përhershme  të Këshillit Koordinues të Qarkut.

LAJM KRYESOR: Rikthimi i Berishës në selinë blu, ambasadorët ‘zbarkojnë’ në zyrën e Bashës

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gjykata e tiranes partia demokratike gjykata e tiranes partia demokratike

Sondazh

Poll