Aktualitet

EMRI + DOKUMENTI/ Ky është biznesmeni që dhunoi gazetaren Demushi

14 Dhjetor 2021, 15:58 Nga DOSJA
EMRI + DOKUMENTI/ Ky është biznesmeni që dhunoi gazetaren Demushi

TIRANË– Tahir Numani, 62 vjeç është një nga personat që ka ushtruar dhunë ndaj gazetares Besarta Demushi. Dosja.al ka zbardhur identitetin e Numanit, i cili është biznesmen dhe e ka fokusuar aktivitetin e tij në fushën e ndërtimit. Në ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se Numani ka në pronësi kompaninë “BIFFER & CO”SH.P.K, me zyrë qendrore në Berat dhe vend tjetër të ushtrimit të aktivitetit në rrugën “Hoxha Tahsim”. 

Numani është përballur me gazetaren 24-vjeçare Besarta Demushi në momentin që kjo e fundit ka qenë duke filmuar një godinë për të cilën zotëria në fjalë dhe një tjetër person A. Z., 50 vjeç, banues në Tiranë kishin konflikt pronësie me një të tretë. Por, siç duket, ata janë ‘bezdisur’ nga filmimet dhe kanë ushtruar dhunë ndaj gazetares. Sot, në njoftimin zyrtar, policia e Tiranës bënte me dije se e vetmja masë që është ndërmarrë ndaj dy burrave është ‘procedimi penal’. 

LAJM KRYESOR: Dhunohet gazetarja në Tiranë, procedohen dy personat që e goditën

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet besarta demushi dhunohet gazetarja ne tirane tahir numani besarta demushi dhunohet gazetarja ne tirane tahir numani

Sondazh

Poll