Aktualitet

Grida Duma e paditi për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Veliajn

14 Dhjetor 2021, 09:33 Nga DOSJA
Grida Duma e paditi për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka marrë pafajësinë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhjetë muaj pasi nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma e akuzoi për shpifje. Në seancën e zhvilluar sot GJKKO vendosi të rrëzojë akuzat e ngritura ndaj Veliajt nga Duma, të cilën ai e quajti trafikante apartamentesh, duke shtuar se ajo kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi të vetëm e se ishte dënuar për mashtrim.

Si nisi sherri Duma-Veliaj?

Fillimisht nënkryetarja e PD-së pas publikimit të disa përgjimeve të antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndranghet’ akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se po e përdor Tiranën si ‘lavatriçe’ për paratë e pista. Këtyre akuzave, Veliaj ju përgjigj nga duke thënë se do ta padiste në gjykatë deputeten. Fjalët e thëna prej saj i quajti ‘shpifje që janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh.’ Pas kësaj replike erdhi dhe padia e Dumës e cila kërkonte 3 milionë lekë të reja.

Por çfarë tha Veliaj për Dumën?

“Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh. Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes. I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia”, -tha Veliaj për Grida Dumën më 23 janar 2021, akuzë që e ka përsëritur disa herë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike erion veliaj grida duma erion veliaj grida duma

Sondazh

Poll