Aktualitet

Basha i ftoi në zyrë, ambasadorët: Ardhja jonë flet vetë, s’nevojiten dalje publike

14 Dhjetor 2021, 14:05 Nga DOSJA
Basha i ftoi në zyrë, ambasadorët: Ardhja jonë flet

TIRANË– Gjashtë ambasadorët që takuan sot kryedemokratin Lulzim Basha e kishin ftesën nga kreu i Partisë Demokratike. Top-Channel shkruan se ata u pritën në të njëjtën zyrë nga ku Sali Berisha, shpalosi avancimin e planit për largimin e zotit Basha nga drejtimi partisë. Në të njëjtin artikull shkruhet se Lulzim Basha i ka informuar ambasadorët për situatën në PD dhe përgatitjet për kuvendin e 18 Dhjetorit.

Ndërsa ambasadorët gjatë bashkëbisedimit në selinë blu kanë mbajtur qëndrimin se ky është një debat i brendshëm partiak dhe se ata nuk mund të kenë një qëndrim publik. Ambasadorët janë shprehur se këtu ne jemi për t’u takuar me PD-në zyrtare dhe, në këtë rast, veprimi ardhjes së tyre flet më shumë se fjalët.

LAJM KRYESOR: Zhvillimet në PD, 6 ambasadorë në zyrën e Bashës, Ristani lajmëron tjetër vizitë

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll