Aktualitet

Arrestimi i Adriatik Llallës, SPAK letër Ministrisë së Drejtësisë për ta ekstraduar

14 Dhjetor 2021, 09:30 Nga DOSJA

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin en evojshëm për të bërë të mundur ekstradimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Shqipëri, i cili u prangos në Romë. Shkresa e mëposhtme e publikuar nga Dosja.al tregon nisjen e procedurave për ekstradimin e Llallës.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llala është vënë në pranga në Romë të Italisë dy muaj pasi u shpallja në kërkim ndërkombëtar. Prej katër ditësh, Llalla qëndron në qelinë e vendit fqinj, në pritje të procedurave që do të bëjnë të mundur ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Ditën e mërkurë, ish-kryeprokurori pritet të dalë para trupës gjykuese ku do t’i jepet masa me efekt ekstradimi, por ai vetë ka bërë kërkesë për azil politik.

(a.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla arrestohet adriatik llalla spak adriatik llalla arrestohet adriatik llalla spak

Sondazh

Poll