Aktualitet

Shpërdoroi detyrën, Gjykata e Posaçme nuk ndryshon masën, lë në burg Thoma Gëllçi

14 Dhjetor 2021, 10:07 Nga DOSJA
Shpërdoroi detyrën, Gjykata e Posaçme nuk ndryshon masën,

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg ish-drejtorin e Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi. Gjatë seancës së sotme për raportimin dy mujor, për veprimet e kryera në kuadër të hetimit ndaj ish-drejtorit të TVSH, nuk është ndryshuar asnjë masë për të akuzuarin për shpërdorim detyre. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar informacione përtendera të tjerë të zhvilluar në këtë institucion gjatë viteve të fundit.

Gjithsesi ende nuk dihet nëse janë zbuluar të tjera fakte në lidhje me shkeljet ligjore në këto tendera. Avokati i Gëllçit, Dorjan Matlija është shprehur se fakti që hetimet po zgjerohen, tregon sipas tij se hetimi për tenderin e parë ka dështuar.

Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH. Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tender.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i thoma gellçit thoma gellci arrestimi i thoma gellçit thoma gellci

Sondazh

Poll