Aktualitet

VD/ Pa pranga dhe me duar në xhepa! Lefter Koka mbërrin te Drejtoria e Policisë

14 Dhjetor 2021, 13:14 Nga DOSJA
VD/ Pa pranga dhe me duar në xhepa! Lefter Koka mbërrin te Drejtoria e

TIRANË– Pamjet më poshtë vijnë nga drejtoria e Policisë së Tiranës, aty ku ka mbërritur ish-ministri Lefter Koka, i arrestuar për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al Koka shihet krejtësisht i pashqetësuar dhe nuk i janë vënë pranga në duar.


Ditën e sotme u arrestua ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka bashkë me dy persona të tjerë. Dosja.al ka mësuar se Koka është arrestuar me urdhër të Porkurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizar. Mësohet se urdhër-arresti është lëshuar një ditë më parë, por është ekzekutuar sot dhe mban firmën e prokurorit Klodian Braho e gjyqtarit Erion Bani. Ndaj Kokës rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Identitetet e dy personave të tjerë që u prangosën, nuk dihen ende.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet lefter koka lefter koka arrestohet lefter koka lefter koka

Sondazh

Poll