Aktualitet

Në pronësi të Kokës, sekuestrohet kantina e pijeve ‘Gjergj Kastrioti Skenderbeu’

14 Dhjetor 2021, 15:01 Nga DOSJA
Në pronësi të Kokës, sekuestrohet kantina e pijeve

DURRËS– Kompania “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu” me seli në Rrashbull, Durrës me vlerë 442 mijë e 972 mijë lekë është sekuestruar në mënyrë preventive nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se kantina në pronësi të ish-ministrit Lefter Koka është sekuestruar pas arrestimit të këtij të fundit.

Pjesë nga njoftimi zyrtar:

Caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit L.K., të “88, 19 %” të aksioneve në pronësi të tij në shoqërinë tregtare “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu” sh.a., me Nipt J61811527M, me seli në Rrashbull, Durrës, që iu korespondon vlera prej 442.972 lekë, si pasuri ekuivalente me një pjesë të produkteve të veprës penale.

LAJMI KRYESOR: Korrupsion! Arrestohet me urdhër të SPAK ish-ministri Koka, pranga dhe dy të tjerëve

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll