Aktualitet

Zhvillimet në PD, 6 ambasadorë në zyrën e Bashës, Ristani lajmëron tjetër vizitë

14 Dhjetor 2021, 08:56 Nga DOSJA
Zhvillimet në PD, 6 ambasadorë në zyrën e Bashës,

TIRANË– Zhvillimet në partinë më të madhe opozitare në vend, atë demokratike nuk kanë të ndalur. Sot, një ditë pasi selia u kthye në kryeqendrën e mediave dhe të debateve politike, për 75 minuta, gjashtë ambasadorë të akredituar në vendin tonë kanë zhvilluar një mbledhje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Dosja.al ka mësuar se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim me çantën e saj të përhershme me mesazhin e stampuar ‘Ambicie, respekt, punë në grup’, ka ngjitur shkallët me nxitim dhe është futur në zyrat qendrore të PD-së për të zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Pas saj është futur ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ai i Gjermanisë, Peter Zingraf, i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, ajo franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori italian Fabbrizzio Bucci.

Këto takime janë komentuar edhe nga pala tjetër e PD-së që është në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Deputeti Tritan Shehu në një status në Facebook shkruan se ky takim në të vërtetë është kërkuar nga vetë kryedemokrati dhe jo nga diplomatët. Arben Ristani, anëtar i Komisionit për Rikthemelimin e PD-së ka paralajmëruar një tjetër vizitë në selinë blu, pas asaj të një ditë më parë që shkaktoi mjaft trazira. Deputeti Edi Paloka dhe njëkohësisht ish-kreu i Këshillit Kombëtar e komentoi këtë vizitë të ambasadorëve si një qëllim të Bashës për të shpëtuar ‘karrigen e kryetarit’.

Nga ana tjetër kryedemokrati Basha ka shkarkuar nga detyra e administratorit të Partisë Demokratike Etion Kapedanin. Mësohet se në vend të Kapedanit, Basha ka sjellë në këtë detyrë Albert Avdylajn. Ende nuk dihen arsyet e këtij shkarkimi. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar n Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më 17 korrik. Mësohet se çështja është regjistruar një ditë më parë dhe është shortuar pranë kësaj gjykate. Dosja është në duart e gjyqtares Blerina Muça.

Po çfarë ndodhi dje në PD?

Ish-kryeministri Sali Berisha hyri në selinë blu bashkë me anëtarët e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Të gjithë kanë mbajtur një mbledhje, ndërkohë ish-kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka bërë padi në Polici duke pretenduar se i kanë vjedhur zyrën. Basha nga ana tjetër, ndodhej në seli po ashtu kur Berisha dhe mbështetësit e hynë. Pas largimit të tij doli në një deklaratë për mediat, duke e cilësuar si fantazmë. Madje i ka fatuar edhe vrasjen e 4 protestuesëve në 21 janar. Kryedemokrati gjithashtu paralajmëroi edhe “non grata” për Edi Ramën dhe Ilir Metën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Basha i ftoi në zyrë, ambasadorët: Ardhja jonë flet vetë, s’nevojiten dalje publike

Përplasjet në PD, nënkryetarja Jorida Tabaku: Zgjidhja është Kuvendi i 18 dhjetorit

Mbledhja e Bashës me ambasadorët, Shehu: Absurditet, takimin e kërkove vetë

Dje s’futej dot! Salla ku u mblodh Basha me ambasadorët sot, ishte zënë nga Berisha

Mbyllet mbledhja e Bashës me ambasadorët, kryedemokrati s’flet për gazetarët

PD çon në Gjykatë ndryshimet e 17 korrikut

Sërish përplasje? Ambasadorët te Basha, Ristani: Edhe sot do shkojmë në seli!

Mbyllet mbledhja e Bashës me ambasadorët, kryedemokrati s’flet për gazetarët

Ambasadorët te Basha, Paloka: Sikur të mbroje vjedhjen e votave si karrigen tënde

FOTOT- I presin Bardhi e Tabaku, momenti i mbërritjes së ambasadorëve në selinë blu

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ambasadoret ne pd lulzim basha perplasje ne partine demokratike ambasadoret ne pd lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll