Aktualitet

Disa fshatra në Korçë pa drita, OSSH: Shtyllat e dy HEC-eve dëmtuan rrjetin elektrik

14 Dhjetor 2021, 10:59 Nga DOSJA
Disa fshatra në Korçë pa drita, OSSH: Shtyllat e dy HEC-eve

KORÇË – Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka reaguar në lidhje me mungesën e energjisë elektrike në disa fshatra të Korçës, ku fajtor për situatën e krijuar bën shtyllat e dy HEC-eve, të cilat kanë dëmtuar rrjetin elektrik të zonës.

Për shkak të situatës së krijuar, OSSH njofton se aktualisht dy HEC-et kanë stopuar aktivitetin e tyre deri në zgjidhjen e situatës. Pa energji elektrike do të jenë zonat Velçan, Strelcë, Moglic ë, Lozhan, Snisht dhe Tresovë.

Njoftimi i OSHEE:

Fshatrat pa drita në Korçë, OSSH: Shtyllat e dy HEC-ve dëmtuan rrjetin elektrik.Prej disa ditësh, mes dëborës, elektricistët e OSSH janë duke punuar në linjat e zonave rurale të Korçes. Përveç dëmeve në linjat TM të OSSH, si pasojë e motit të keq me reshje bore në zonën e Korçës, një tjetër faktor negativ, që ka shkaktuar vonesë në rikthimin e energjisë elektrike, kanë qenë defektet në linjat 35kV të HEC Nica dhe Gjoka (Shalës). Konkretisht përcjellësat e djegur të këtyre linjave dëmtuan fiderat 10kV të NST Lozhan duke lëne pa energji elektrike zonat Velçan, Strelcë, Moglicë, Lozhan, Senisht dhe Tresovë. Këto dy HEC-e operojnë në rajonin e Korçës dhe aktualisht kanë stopuar aktivitetin e tyre. Grupet e avarisë së OSSH #Korçë po punojnë në kushte të vështira të terrenit malor, me temperatura të ulëta për riparimin e të gjithë defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike të zonës.

LAJMI KRYESOR: Moti i ftohtë / Ngrica në rrugët e Bulqizës, orteku bllokon rrugën në Qafë-Thore

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet korce moti moti i keq ne shqiperi ossh korce moti moti i keq ne shqiperi ossh

Sondazh

Poll