Politike

Protesta paqësore, Kryemadhit i shpëton goja: Qytetarët s’kanë ku blejnë fishekzjarre, Policia na mbylli fabrikën

21 Qershor 2019, 20:18 Nga DOSJA
Protesta paqësore, Kryemadhit i shpëton goja: Qytetarët

TIRANË–  Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar “sekretin” se përse ditën e sotme në protestën e 9-të të opozitës nuk kishte dhunë. 

Sipas Kryemadhit, dhunë dhe fishekzjarre nuk kishte pasur për faktin se disa ditë më parë Policia e Shtetit i kishte sekuestruar tek fabrika ku prodhoheshin. 

Nuk kishte fishekzjarre dhe dhunë pasi disa ditë më parë, Policia e Shtetit vajti dhe i sekuestroi. Qytetarët e Tiranës nuk kanë fishekzjarre sepse është konfiskuar fabrika e fishekzjarreve.  Policia i lejonte vetë më përpara. Fishekzjarret më para i gjeje në treg, tani qytetarët s’kanë ku t’i gjejnë.”- tha Kryemadhi.

Mesa duket Kryemadhi nuk është në dijeni të ligjit që i ndalon përdorimin e tyre duke u shprehur se ato nuk janë të ndaluara. 

Opozita e bashkuar ka mbajtur protestën e saj të 9-të kombëtare para kryeministrisë. E gjithë protesta ka vijuar e qetë duke mos u shënuar asnjë incident. Basha nga foltorja para qytetarëve ka përsëritur dhe njëherë se nuk do të ketë pazare politike me Edi Ramën. Në këtë protestë ka pasur disa simbolika të reja, si shtatorja prej letre e Edi Ramës, por dhe shtrati ku kryeministri ishte shtrirë së bashku me disa emra të lakuar si banditë.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta e opozites 21 qershor 2019 monika kryemadhi protesta e opozites 21 qershor 2019

Sondazh

Poll