Politike

Nis zhvendosja e turmës, qytetarët i drejtohen Parlamentit

21 Qershor 2019, 19:43 Nga DOSJA
Nis zhvendosja e turmës, qytetarët i drejtohen Parlamentit

TIRANË- Pas tensioneve dhe fjalës së mbajtur nga kryetari i Partisë Demokratike para kryeministrisë, qytetarët janë nisur drejt Kuvendit.

Turma ka nisur zhvendosjen dhe do të përshkojnë dy rrugë të ndryshme për të mbërritur deri tek kjo godinë.

Një pjesë është drejtuar nga rruga buzë lanës, ndërsa pjesa tjetër po vijon që të kalojë nga buleverdi e më pas përmes pedonales.

Opozita e bashkuar ka mbajtur protestën e saj të 9-të kombëtare para Kryeministrisë. E gjithë protesta ka vijuar e qetë duke mos u shënuar asnjë incident. Basha nga foltorja para qytetarëve ka përsëritur dhe njëherë se nuk do të ketë pazare politike me Edi Ramën. Në këtë protestë ka pasur disa simbolika të reja, si shtatorja prej letre e Edi Ramës, por dhe shtrati ku kryeministri ishte shtrirë së bashku me disa emra të lakuar si banditë.

(A.B. Dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites 21 qershor 2019 protesta tek parlamenti zhvendoset turma lulzim basha protesta e opozites 21 qershor 2019 protesta tek parlamenti zhvendoset turma

Sondazh

Poll