Kuvendi i 11 dhjetor, grupi organizator: Basha shpifi, kostot do bëhen transparente
TIRANË – Grupi organizator i Kuvendit të 11 dhjetorit të Partisë Demokratike në “Air Albania” hodhi poshtë akuzat e liderit demokrat Lulz...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha është përplasur me gazetarët në konferencën e sotme. I pyetur nga gazetarja Ambrozia Meta në lidhje me ndërrimin e bravave në selinë e PD-së, Basha refuzoi të përgjigjej dhe i ka cilësuar gazetarët skllevër të pronarëve që punojnë për bukën e gojës. Kjo ka bërë që të ndërhyjnë edhe gazetarët e tjerë, të cilët kanë kërkuar nga Basha të kërkojë ndjesë. Gazetarja Meta gjithashtu e ka krahasuar Bashën me Ramën, pasi kryedemokrati iu shmang pyetjes.
DEBATI I PLOTË:
Ambrozia Meta: Përse i keni ndërruar bravat?
Lulzim Basha: Sepse ne kemi treguar respekt për media që nuk e kanë merituar respektin tonë në opozitë. Mos më ndërpre…
Ambrozia Meta: Po bëheni si zoti Rama! Ktheni një përgjigje për bravat.
Lulzim Basha: Mos bëj zhurmuesen! Pra padiskutim i kam kthyer përgjigje televizioneve që i kemi pasur kundër në kohën kur Syri…
Ambrozia Meta: Keni frikë nga demokratët?
Lulzim Basha: Ta jap përgjigjen e shkurtër.
Ambrozia Meta: Nuk ma heq dot mikrofonin
Lulzim Basha: Berishizimi i zyrës nuk merret me bravat. Ndoshta tek Syri merret Berisha tek Rama. Një gazetare klasi si ti nuk mund të bëjë këtë pyetje. Unë nuk di si ndërrohet një bravë.
Ambrozia Meta: Po blindat…?
Lulzim Basha: Kemi shkresa që PD kërkon që asnjë polic i vetëm, e jo me mjete të tjera të vendoset para demokratëve. Tani do marrësh përgjigjen. Do të të respektoj ty për gazetarinë tënde. Por jo për SyriTv. Do ta them unë këtë. Dje kanë bërë lajme të rreme. Merr një person që vjen nga të përndjekurit. Mos u mërzisni me stafin. Ambrozia dhe kolegët nuk janë pjesë e kësaj. Privatizimi është një dramë e madhe. Por Syri ia ka tejkaluar të gjithëve. Do vijë dita kur Syri të çlirohet. Kuptohet 1/10 lajme janë lajm. Por janë të rreme. E di që janë në stres. Iu jap kurajo se jeni për bukën e gojës aty.
Ambrozia Meta: Ne nuk jemi për bukën e gojës, nuk jemi skllever të pronarëve. *ndërhyjnë edhe gazetarët e tjerë.
Lulzim Basha: Suel Çela friksëson Sali Berishën por jo mua. Mos demostro nervozizëm. Si nuk dole njerëherë që të bënte thirrje për distancim. Erdhi ai, por tha që ishim ne me armë. Suel Çela janë denoncuar disa herë. Po të shkoni në Prokurori do të merrni vesh edhe kallëzimet. Në një shtet të kapur nga Edi Rama, shërbimi më i madh që mund të bënim është të fusja prokurorët mes demokratëve.
Lulzim Basha: Mund ta mbushja edhe unë sallën shumë herë më shumë se Berisha. Sot erdhi si bolshevik. Koha e Berishës ka marrë fund. Ne do të jemi ata që do e çojmë Shqipërinë para. Punojnë çdo ditë për hallet e njëri-tjetrit.
Ambrozia Meta: *nuk kuptohet
Lulzim Basha: Të siguroj që do t’i thërrasim jo në një por në shumë protesta. PD lindi si parti e shpresës, e qytetarisë, e vlerave konservatore. Do ecë para dhe e vendosur. Do lërë pas hijet e korrupsionit.
LAJMI KRYESOR: Lulzim Basha konferencë për mediat
(I.A;k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Grupi organizator i Kuvendit të 11 dhjetorit të Partisë Demokratike në “Air Albania” hodhi poshtë akuzat e liderit demokrat Lulz...
TIRANË – Ish-deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda u kërkoi mbështetësve dhe përfaqësuesve të selisë blu që të tregohen më gjakftohtë ndaj kriz...
TIRANË – Kryetari i PD-së Basha mohoi pretendimet nëse ka marrë fletëthirrje nga prokurorët belgë në lidhje me çështjen e shumëpërfolur “...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha deklaruar se skenari për Kuvendin Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 Dhjetor, ish-kryeministrit Sali Berisha i ka ardhur...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdoi të thellojë akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas përfundimit të mbledhjes së ...
TIRANË– Sot, për herë të parë kryedemokrati Lulzim Basha i ka kujtuar moshën paraardhësit të tij në detyrë, Sali Berishës. Pasi ky i fundit hyri në s...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike ironizoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-kreun e FRPD-së Belind Këlliçin se disa anëtarë të FRP...
TIRANË – Ish-zv/drejtori i Policisë së Shtetit Agron Kuliçi u kundërpërgjigj ndaj akuzave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha se ka kërcënuar a...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se Trekëndëshi i Bermudës (Berisha-Rama-Meta) ka marrë peng Shqipërinë. Gjatë deklaratës që po mban pas përf...
TIRANË – Kretari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se po përdor ish-zv/drejtorin e Policisë së Shtetit Agron K...