Politike

VD-Më 17 dhjetor shkon tek prokurorët? Basha: Edhe nga Nënë Tereza po ta dëgjoni…

13 Dhjetor 2021, 16:49 Nga DOSJA
VD-Më 17 dhjetor shkon tek prokurorët? Basha: Edhe nga Nënë

TIRANË – Kryetari i PD-së Basha mohoi pretendimet nëse ka marrë fletëthirrje nga prokurorët belgë në lidhje me çështjen e shumëpërfolur “Toyota Yaris” në 17 dhjetor, për të cilën ish-kryeministri Sali Berisha e akuzoi si të përfshirë.

Në konferencën për mediat, Basha deklaroi se “edhe nëse do ta dëgjojë një gjë të tillë nga Nënë Tereza, mediat duhet ta kontrollojnë nëse është e vërtetë”. Më tej Basha tha se nuk është në hak me Berishën. Gjithashtu, ai premtoi se do të bëjë deklaratë të tjera në të ardhmen.


PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: A do shkoni të depononi më 17 dhjetor para prokurorëve blegë?

Lulzim Basha: Iu ka ardhur ju fletëthirrja? Apo i ka shkuar Sali Berishës? Ma sillni dhe mua ta shoh. S’kam marrë ftesë. Iu lus, edhe nga e shenjta Nënë Terezë po ta dëgjoni një gjë, kontrollojeni njëherë se ndoshta nuk është ashtu. Në hak me zotin jam, por me Sali Berishën jo. Do kem kohë të them gjëra të reja.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll