Politike

VD-Basha i kujton moshën Berishës:Ka gjithmonë e më pak kohë nga Zoti,sot u ‘korite’

13 Dhjetor 2021, 16:06 Nga DOSJA
VD-Basha i kujton moshën Berishës:Ka gjithmonë e më pak

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se Trekëndëshi i Bermudës (Berisha-Rama-Meta) ka marrë peng Shqipërinë. Gjatë deklaratës që po mban pas përfundimit të mbledhjes së grupit të punës për zgjedhjet e brendshme në PD, Basha i ka kujtuar ish-kryeministrit Berisha moshën e tij, duke thënë se ka gjithmonë e më pak kohë nga Zoti. Ai gjithashtu ka thënë se Berisha duke shfokusuar demokratët është kthyer në tub respiratori për Ramën.


“Trekëndëshi i Bermundës e ka marrë peng Shqipërinë. Nervoziteti i Berishës do të vijë duke u shtuar. Sot bëri shfaqje qesharake. Koha na mbaron të gjithëve ne. Dikush në moshë bëhet gjithmonë e më i vetëdijshëm se ka gjithmonë e më pak kohë nga Zoti. Shqiptarët e dinë thënien e verit se burri ka kohë me u koritë. Edhe në këtë moment, nuk mund të mos shpreh keqardhjen time për koritjen e Berishës. Janë njësoj të tre protagonistët e trekëndëshit të Bermudës. Na bën më të fortë dhe të vendosur. Ndaj aksioni ynë do të vazhdojë i plotë. Edi Ramës i them do na kesh përballë. Me të gjitha format dhe mënyrat. Sali Berishës i them, me gjithë shfokusimin e demokratëve dhe kthyerjen tënde, je një tub respirator për Edi Ramën. Je kthyer në qesharak, kur duhet të hiqeshe në një anë për të mbajtur respekt minimal tek demokratët. Pjesëve të tjera të trekëndësisht të Bermundës, nuk kemi shans ta mbani Shqipërinë kështu siç e doni,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Lulzim Basha konferencë për mediat

(I.A;k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll