Politike

‘Sot Saliu u korit’/Berisha s’ia fal, i kthehet Bashës: As me 10 jetë s’bëhesh burrë

13 Dhjetor 2021, 17:34 Nga DOSJA
‘Sot Saliu u korit’/Berisha s’ia fal, i kthehet Bashës:

TIRANË– Sot, për herë të parë kryedemokrati Lulzim Basha i ka kujtuar moshën paraardhësit të tij në detyrë, Sali Berishës. Pasi ky i fundit hyri në seli për të zhvilluar një mbledhje, Basha dha një deklaratë për mediat, ku i përmendi një shprehje të krahinave të verit të vendit: Burri ka kohë me u korit! Duke shtuar më pas se ish-kryeministri Sali Berisha me hyrjen sot në selinë blu, ishte turpëruar. Por nga ana tjetër, nuk mungoi edhe kundërpërgjigjia e Sali Berishës.

“Burri ka vertet 1 jete me u korit por besprerit nuk i dalin as 10 jete te behet burre!,”-shkroi Berisha shkurt në rrjetin e tij social Facebook.

Po çfarë ndodhi sot në PD?

Sot, ish-kryeministri Sali Berisha hyri në selinë blu bashkë me anëtarët e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Të gjithë kanë mbajtur një mbledhje, ndërkohë ish-kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka bërë padi në Polici duke pretenduar se i kanë vjedhur zyrën. Basha nga ana tjetër, ndodhej në seli po ashtu kur Berisha dhe mbështetësit e hynë. Pas largimit të tij doli në një deklaratë për mediat, duke e cilësuar si fantazmë. Madje i ka fatuar edhe vrasjen e 4 protestuesëve në 21 janar. Kryedemokrati gjithashtu paralajmëroi edhe “non grata” për Edi Ramën dhe Ilir Metën.

LAJMI KRYESOR: Paralajmërimi! Basha: Rama e Meta, ‘non grata’. Do e zhduk Berishën nga PD!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha 13 dhjetor 2021 lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha basha 13 dhjetor 2021 lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll