Politike

VD-Basha akuza Berishës: Ka zell ish-komunisti, s’ka lënë ish-kryetar pa rrahur

13 Dhjetor 2021, 15:44 Nga DOSJA
VD-Basha akuza Berishës: Ka zell ish-komunisti, s’ka lënë

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdoi të thellojë akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të punës për zgjedhjet e brendshme në PD, Basha i konsideroi veprimet e Berishës si “zell i pangordhur të një ish-komunisti”.

Për më tepër, Basha deklaroi ish-kryetari i PD-së ka përdorur dhunën ndaj ish-kryetarëve të tjerë të PD-së në të kaluarën.


“Kjo është një situatë jashtëzakonisht e vështirë. Përballë njerëzve me precedentë kriminale që solli Sali Berisha, duke na kujtuar ’97, me zellin e pangordhur të një ish-komunisti. Me gjithën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave dhe me shpresën e vdekur se mund të marrë peng PD. Apo t’i kthejë ata në një batalion non-grata të vetes dhe familjes ë tij non-grata nga SHBA. Ky ishte spektakël i shëmtuar i së kaluarës. Ai kërkon të kthejë skenat e vitit ’97, kur janë rrahur, i janë thyer dhëmbët ish-kryetarëve dhe anëtarëve të Këshillit”, tha Basha.

Dita e sotme u karakterizua nga një përballje e tensionuar mes mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha dhe atyrë të Bashës. Berisha dhe ish-kreu i FRPD-së Belind Këlliçi denoncuan pas daljes nga selia blu se janë kërcënuar me armë zjarri disa prej pjestarëve të forumit rino demokrat. Më pas, Berisha dhe mbështetësit e tij janë larguar nga selia e PD-së.

Gjatë kohës që ish-lideri historik i PD-së hyri në selinë e partisë, Basha po drejtonte mbledhjen me grupin e punës për riorganizimin e mbledhjeve të brendshme.

LAJMI KRYESOR: ‘Ka njerëz me armë!’/Berisha kthehet në PD, Këlliçi në Polici:Më kanë vjedhur zyrën!

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll