Politike

VD-Basha AKUZON: Skenën në 11 dhjetor, e solli nga Italia burri i Gjylametit

13 Dhjetor 2021, 17:10 Nga DOSJA
VD-Basha AKUZON: Skenën në 11 dhjetor, e solli nga Italia burri i

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha deklaruar se skenari për Kuvendin Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 Dhjetor, ish-kryeministrit Sali Berisha i ka ardhur nga një kompani italiane që ka bashkëpronar burrin e deputetes socialiste Blerina Gjylameti. Gjatë deklaratës që po mban pas përfundimit të mbledhjes së grupit të punës për zgjedhjet e brendshme në PD, Basha ka theksuar se kjo nuk është rastësi dhe se këtu ka marrë pjesë trekëndësi i Bermudës, duke nënkuptuar edhe Ramën dhe Metën.


Berishës i erdhi skenografia nga Italia, nga një kompani që ka bashkëpronar burrin e Blerina Gjylametit (Kostika Gjylameti). Kjo i tha kryetarit të Komisionit Hetimor, se deri në datë 11 dhjetor do të ishte në krye të Komisionit. Rastësi iu duket ju kjo? Kostika Gjylameti është menaxher në një kompani, e cila në bashkëpunim me një tjetër kompani, gjithë skenën që patë në arenën e hajnisë. Të kujt janë këto lekë njëherë? Ja ku e ke trekëndëshin e Bermudës!,” tha Basha.

LAJMI KRYESOR: Lulzim Basha konferencë për mediat

(I.A;k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike blerina gjylameti kostika gjylameti lulzim basha perplasje ne partine demokratike blerina gjylameti kostika gjylameti lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll