Politike

VD-E FORTË! Basha: Agron Kuliçi kërcënonte anëtarët mos të votonin në Këshill

13 Dhjetor 2021, 16:22 Nga DOSJA
VD-E FORTË! Basha: Agron Kuliçi kërcënonte

TIRANË – Kretari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se po përdor ish-zv/drejtorin e Policisë së Shtetit Agron Kuliçin se ka kërcënuar anëtarët demokratë që të mos votonin në Këshillin Kombëtar të PD-së.

Në konferencën për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit të punës për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në PD, Basha u shpreh se rivali i tij Berisha i ka bërë nder partisë duke marrë me vete “horra e banditë” dhe duke pastruar PD-në.


PJESË NGA KONFERENCA:

PYETJE: Berisha tha se duhet të përballeni me drejtësinë…si i përgjigjeni?

Basha: Do isha përgjigjur duke qeshur. I kam marrë kartat anëtarëve? Unë? Shiko e para e punës, kryetari nuk merret me karta, por duhet të kujtohet ku e kam timën. Mund ta kem tek zyra, por mund ta kem edhe në shtëpi. Unë kam votuar me pasaportë dje, e keni me kamera. Drejtësinë e kanë makth ata. Unë kam qenë që 32 vjeç para drejtësisë për rrugën Durrës-Kukës. Më keni parë të kërcënoj gjyqtarët? Jo se jam kulturë tjetër. Tani PD nuk pajis do të me karta njerëz nga parti të tjera dhe nga bota e krimit. As kuotave të LSI-së që ka caktuar Meta. Se do na akuzojnë që po i shkrijnë partinë pastaj. Nëse pretendon se paska shumicën, pse nuk na lë të dalim zbuluar, pse? Pse marrin në telefon ish-truprojat e tij që i kam pasur edhe në funksione? Ku e gjen guximin Agron Kuliçi ta bëjë këtë? E të tjerë horra e banditë. Ku e gjen guximin Suel Çela? I kemi të dokumentara këto! Nëse na ka bërë një nder Berisha është se i ka marrë me vete dhe na ka pastruar nga këta. Çfarë frike kishte dje? Apo diktatori Basha i detyroi që votuan kundër vullnetit të tyre? Ishit këtu dhe e patë vetë!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike keshilli kombetar i pd lulzim basha sali berisha keshilli kombetar i pd lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll