Aktualitet

Basha i faturon Berishës ’21 janarin’, paralajmëron: Rama e Meta, ‘non grata’

13 Dhjetor 2021, 15:40 Nga DOSJA
Basha i faturon Berishës ’21 janarin’, paralajmëron: Rama

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar shpalljen “non grata” të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Në një konferencë të gjatë për shtyp pas largimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga selia, Basha ka dënuar veprimin e Berishës, të cilin e ka cilësuar si bolshevik. Ndërkohë që nuk është kursyer edhe në akuzat ndaj figurave të tjera që kanë pasur funksione të ndryshme brenda Partisë Demokratike. Kryedemokrati ka akuzuar Berishën edhe për tragjedinë e 21 janarit ku humbën jetën katër persona, të cilën e krahasoi me përplasjen që u bë sot në selinë e PD-së. 

Në fjalën e tij, Basha u shpreh se ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Agron Kuliçi kishte kërcënuar deputetë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së për të mos marrë pjesë në mbledhjen e djeshme. Ndërkohë që nuk ka lënë as emra të tjerë që sipas tij janë pjesë e botës së krimit, e që së fundmi i janë bashkuar aksionit të Berishës. Po ashtu, me ironi është përgjigjur edhe për pretendimin se brenda selisë kishte persona me armë, të cilët kishin kërcënuar anëtarët dhe aktivistët e Forumit Rinor të PD-së. Ndërsa mbështetësit e Berishës, i cilësoi si “gorilla”.

Ndër të tjera, Basha mohoi kategorikisht se kishte një fletëthirrje për të, për të shkuar e deponuara para prokurorëve belgë për çështjen e “Toyota Yaris”, duke i kërkuar gazetarëve që të dyshonin çdo deklaratë që do të lëshonte kundër tij lideri historik i Partisë Demokratike. Megjithatë ai për të ngriti disa pikëpyetje dhe akuza, duke pretenduar se ishte kompania e bashkëshortit të Blerina Gjylametit, Kostika Gjylameti, ai që solli skenën e përdorur për 11 dhjetor nga Italia.

E gjithashtu kërkoi informacione lidhur me burimin e të ardhurave që u përdorën për organizmin e Kuvendit të 11 dhjetorit. Deri më tani Bashës i është përgjigjur vetëm Kuliçi duke i cilësuar si shpifje akuzat e tij. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë sinjal nga ish-kryeministri Berisha.

Po çfarë ndodhi sot në PD?

Sot, ish-kryeministri Sali Berisha hyri në selinë blu bashkë me anëtarët e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Të gjithë kanë mbajtur një mbledhje, ndërkohë ish-kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka bërë padi në Polici duke pretenduar se i kanë vjedhur zyrën. Basha nga ana tjetër, ndodhej në seli po ashtu kur Berisha dhe mbështetësit e hynë. Pas largimit të tij doli në një deklaratë për mediat, duke e cilësuar si fantazmë. Madje i ka fatuar edhe vrasjen e 4 protestuesëve në 21 janar. Kryedemokrati gjithashtu paralajmëroi edhe “non grata” për Edi Ramën dhe Ilir Metën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

E FORTË! Basha akuzon Berishën për 21 janarin: Sot, unë nuk u përgjigjia si bëri ai

‘Sot Saliu u korit’/Berisha s’ia fal, i kthehet Bashës: As me 10 jetë s’bëhesh burrë

E akuzoi se kërcënoi anëtarët e PD-së, Kuliçi-Bashës: Shpifje nga deputeti

Basha AKUZON: Skenën në 11 dhjetor, e solli nga Italia burri i Gjylametit

Bashës i shpëton infomacioni “SECRET”: Rama e Meta së shpejti ‘non grata’

Më 17 dhjetor shkon tek prokurorët? Basha: Edhe nga Nënë Tereza po ta dëgjoni…

Basha: Berisha i ka bërë shantazh njerëzve për të firmosur për ‘arenën e hajnave’

SHERR me gazetaren, Bashës i kthehen të gjithë: S’jemi skllevër, po bëheni si Rama!

Basha: Amerika ia tha troç Berishës, me ty kjo parti merr fund!

Persona të armatosur në PD? ‘Meket’ Basha: Jorida dhe Ina ishin me kallashnikov

E FORTË! Basha: Agron Kuliçi kërcënonte anëtarët mos të votonin në Këshill

Me kë e ka? Basha ofendon: PD do çlirohet nga Sali Berisha dhe nga gorrillat e tij

VD-Basha i kujton moshën Berishës:Ka gjithmonë e më pak kohë nga Zoti,sot u ‘korite’

Berisha i hyri në seli,Basha:Sot patë një humbës! Ne s’u provokuam, qëndruam të qetë

Berisha ‘non grata’,Basha ngre dyshime: Presim gjyqin që s’dihet kur fillon e mbaron

Basha akuza Berishës: Ka zell ish-komunisti, s’ka lënë ish-kryetar pa rrahur

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike basha 13 dhjetor 2021 lulzim basha perplasje ne partine demokratike basha 13 dhjetor 2021 lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll