Aktualitet

E FORTË! Basha akuzon Berishën për 21 janarin: Sot, unë nuk u përgjigjia si bëri ai

13 Dhjetor 2021, 17:34 Nga DOSJA
E FORTË! Basha akuzon Berishën për 21 janarin: Sot, unë nuk

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ja ka kaluar përgjegjësitë e vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar të vitit 2011 ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë deklaratës që po mban pas përfundimit të mbledhjes së grupit të punës për zgjedhjet e brendshme në PD, Basha ka thënë se skenat e sotme në Selinë e PD-së janë skenari që u përdor nga Tom Doshi në 21 janar, për të cilin tha se u kopjua nga Berisha. Basha theksoi se sot ai nuk u përgjigj njësoj si Berisha u përgjigj më 21 janar.

“PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, sic u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vemndosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve. Për këtë të jeni të sigurtë. Ju e patë ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë ne vazhdonim mbledhjen. Ngutet frikacaku dhe ngutja e frikacaktut i ka kushtuar PD-së në 30 vite”, tha Basha.

Çfarë ndodhi më 21 janari?

Protesta e opozitës së drejtuar nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u përmbyll me vrasjen e 4 protestuesve. Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda u qëlluan nga Garda e Republikës, ndërsa ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo u dënuan me 1 dhe 3 vite e pak muaj burg. Për ngjarjen është akuzuar nga Partia Socialiste ish-kryeministri Sali Berisha si urdhërues. Berisha e quan 21 janarin si një tentativë për grusht shteti dhe ka deklaruar se Garda duhet të qëllonte.

LAJMI KRYESOR: Lulzim Basha konferencë për mediat

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike 21 janar lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha 21 janar lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll