Politike

Marrëveshje me Ramën? Basha vendos dy kushte të reja

21 Qershor 2019, 19:22 Nga DOSJA
Marrëveshje me Ramën? Basha vendos dy kushte të reja

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga protesta e opozitës ka thënë se  nuk do të ketë marrëveshje politike për pazare, por do të ketë marrëveshje me parime.

“Zgjidhja politike duhet të vijë fillimisht duke liruar nga qelitë të arrestuarit për sulmet ndaj KZAZ-ve, dhe në qeli duhen futur ata që kanë vjedhur votat. Nuk mund të ketë proces politik pa dënuar personat që sipas Bashës janë të përfshirë në shit-blerje të votave”, tha Basha.

Më tej Basha u shpreh se nuk do të ketë një proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Po ashtu kreu i opozitës shtoi se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Ramën, pa u marrë parasysh të gjitha kërkesat e opozitës.

Opozita e bashkuar ka mbajtur protestën e saj të 9-të kombëtare para Kryeministrisë. E gjithë protesta ka vijuar e qetë duke mos u shënuar asnjë incident. Basha nga foltorja para qytetarëve ka përsëritur dhe njëherë se nuk do të ketë pazare politike me Edi Ramën. Në këtë protestë ka pasur disa simbolika të reja, si shtatorja prej letre e Edi Ramës, por dhe shtrati ku kryeministri ishte shtrirë së bashku me disa emra të lakuar si banditë.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha marreveshje politike protesta e opozites 21 qershor 2019 edi rama lulzim basha marreveshje politike protesta e opozites 21 qershor 2019

Sondazh

Poll