Politike

“Imer Lala ka përgjuar Ramën”, deklarata e fortë e Berishës: Pyeti gruan nëse kishte karikuar regjistruesin…

21 Qershor 2019, 19:16 Nga DOSJA
“Imer Lala ka përgjuar Ramën”, deklarata e fortë e

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij për mediat teksa marshonte në protestën e sotme të opozitës.

Ai u shpreh se mafia e ka ndë dorë shtetin pasi ata dokumentojnë gjithçka. Madje Berisha nxorri një tjetër version të përgjimeve të medias gjermane “Bild”.

Berisha theksoi më tej se njerëzit s’e kanë kuptuar mirë se çfarë thotë Imer Lala në përgjime.

Rama kreu i narkoshtetit. Ke bërë tërmet duke treguar se je asgje tjetër veçse një shërbëtor i Astrit Avdylit. Ai ju fut në grusht të gjithë qeveritarëve dhe flet me kreun e Meduzës.

Njerëzit se kanë kuptuar mirë më duket. Sepse Imer Lala ka gjithçka të dokumentuar. Siç e keni dëgjuar ai pyet: A ma ke karikuar atë regjistrimin? Ai e ka të regjistruar kreun e Qeverisë, i ka të dokumentuara të gjitha lidhjet.

Njerëzit s’e kanë kuptuar mirë më duket. I ziu ai çdo të shohë,”– tha Berisha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozitës 21 qershor sali berisha protesta e opozitës 21 qershor sali berisha

Sondazh

Poll