Politike

“Hajduti më i madh në histori”, Basha: Ramën e kriminelët e quajnë ‘bablok’

21 Qershor 2019, 19:10 Nga DOSJA
“Hajduti më i madh në histori”, Basha: Ramën e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga protesta e opozitës ka thënë se kjo ditë do të mbahet mend gjatë.

Ai shtoi gjatë fjalës së tij se Ramën kriminelët e quajnë bablok dhe e quajti si hajdutin më të madh në histori.

Një ditë e natë si kjo do të mbahet mend në historinë tonë. Bashkë kemi protestuar me dhjetëra herë këtë vit kundra padrejtësisë, krimit dhe drogës, shkatërrimit të vlerave. Shpeshherë na kanë përbuzur, propaganda e aparatit kriminal ka mundur ta shuajë zërin e vërtetës, por sot jo më. Rama ik!

Rama ik del nga kraharori i çdo shqiptari si hapja e derës që e ka mbyllur arkitekti i Shqipërisë së mafias dhe drogës, ai ka një emër që trafikantët e quajnë Bablok, ai është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria”, u shpreh Basha.

Opozita e bashkuar ka mbajtur protestën e saj të 9-të kombëtare para Kryeministrisë. E gjithë protesta ka vijuar e qetë duke mos u shënuar asnjë incident. Basha nga foltorja para qytetarëve ka përsëritur dhe njëherë se nuk do të ketë pazare politike me Edi Ramën. Në këtë protestë ka pasur disa simbolika të reja, si shtatorja prej letre e Edi Ramës, por dhe shtrati ku kryeministri ishte shtrirë së bashku me disa emra të lakuar si banditë.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha protesta e opozites 21 qershor 2019 rama bablok edi rama lulzim basha protesta e opozites 21 qershor 2019 rama bablok

Sondazh

Poll