Sport

‘Tre moskëtierët’: Ibra i bashkohet Messit dhe Ronaldos, në klubin elitar “Top 300”

13 Dhjetor 2021, 11:11 Nga DOSJA

ANGLI – Me një stil të vërtetë dramatik, Ibrahimovic, 40 vjeç, shënoi në minutën e 92-të me një goditje nga lart për t’i dhënë një pikë Milanit, të shtunën në mbrëmje në Udinese. Ronaldo 36 vjeç dhe Messi 34, kanë shënuar respektivisht 483 dhe 475 gola. Si këta askush më tepër në futbollin kontinental.

Por tani superylli suedez u është bashkuar këtyre në mënyrë spektakolare. Ai ka arritur kuotën e 300 golave të shënuar ​​në katër nga pesë ligat e mëdha të Europës, me Bundesligën që është e vetmja që i ka munguar.

Dhe në këtë rrugëtim, Ibrahimovic ka fituar një mori trofesh, si fitimi i Serisë A me Juventusin, Interin dhe Milanin, si dhe La Ligën me Barcelonën, Ligue 1 me PSG-në dhe Europa League me Manchester United. Ky rekord madje përjashton golat e tij për Malmon, Ajax dhe LA Galaxy, ku ai ka shënuar edhe 104 gola së bashku.

Sulmuesi bie në sy edhe është i famshëm brenda dhe jashtë fushës, teksa ka thënë: “Pse të jesh një Fiat, kur mund të jesh një Ferrari”. Ferrari tani i është bashkuar Lamborghini dhe Rolls-Royce në garazh, pasi Ibrahimovic hyn në folklorin e futbollit me Ronaldon dhe Messin.

Milan e gjeti veten vetëm pak çaste larg një disfate shokuese ndaj Udineses të shtunën. Por një veprim akrobatik i suedezit, konfirmoi anëtarësimin e tij në klubin “Top 300”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “alla zlatan ibrahimovic” ibrahimovic messi “alla zlatan ibrahimovic” ibrahimovic messi

Sondazh

Poll