Sport

Mes spektaklit dhe golave, Inter rrëmben kreun duke “shkatërruar” Cagliarin

12 Dhjetor 2021, 21:44 Nga DOSJA
Mes spektaklit dhe golave, Inter rrëmben kreun duke

ITALI-Java e 17-të e Serie A u mbyll me takimin mes Interit dhe Cagliarit zhvilluar në “San Siro”. Një përballje që për skuadrën e Simone Inzaghit fitorja ishte detyrim për të marrë vendin e parë dhe zikaltrit ia dalin të marrin një sukses me shifrat 4-0.

Spektakli i golave nisi në minutën e 29′ kur Lautaro Martinez shënoi e golin e parë falë një asisti perfekt të Calhanoglu. Po në pjesën e parë, skuadra zikaltër kishte mundësinë të dyfishonte shifrat, por këtë herë Martinez nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Sanchez do të shënonte në minutën e 51′, megjithatë spektakli nuk do të përfundonte me kaq sepse në minutën e 66′ Calhanoglu realizon një super gol që ngriti peshë gjithë stadiumin. Lautaro Martinez shleu gabimin kur shënoi e katërt dhe të fundit të takimit. Fitore që ngjit Interin në krye në kuotën e 20 pikëve, një më shumë se Milan i vendit të dytë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport -qendra për të drejtat e fëmijëve crca/ecpat cagliari inter -qendra për të drejtat e fëmijëve crca/ecpat cagliari inter

Sondazh

Poll