Sport

Messi, “Spiderman”, origjina dhe… bota e kampionit argjentinas Julian Alvarez

13 Dhjetor 2021, 10:20 Nga DOSJA

ARGJENTINE – Njëzet e dy vitet do të vijnë, 31 janari i ardhshëm, me një listë plot gola dhe trofetë më prestigjiozë të futbollit të Amerikës së Jugut, nga ‘Libertadores’ në ‘Copa América’ verën e kaluar. Kjo është pasuria e Julian Alvarez, sulmuesit të River Plate që sapo ka fituar kampionatin argjentinas.

Ai ka bërë pjesën e tij, duke shënuar 17 gola (me 7 asistime) në 20 ndeshje, duke përfshirë dygolin në superklásiken kundër Boca Juniors. Ashtu si Gonzalo Higuain me të njëjtën fanellë, një nga sulmuesit e ‘albiceleste’ me të cilët është krahasuar.

Sepse në fakt ky djalë 1.70 metër mund të plotësojë role të shumta në frontin e sulmit dhe duket se të gjithëve u ka “vjedhur” diçka. Përfshirë edhe Lautaro Martinez, duke bërë që shumë klube të shpresojnë ta blejnë Alvarez, pikërisht për të përsëritur investimin e Interit me Toron. Kjo është arsyeja pse ai do të jetë një nga protagonistët e sesioneve të ardhshme të merkatos, duke filluar nga janari: ja gjithçka që duhet të dini për të.

Pseudonimi ‘Spiderman’? Teksa në fund të nëntorit River Plate festonte fitoren e kampionatit argjentinas, Julian Alvarez mbante trofeun në duar dhe maskën e ‘Spiderman’ në fytyrë. Është pasojë e natyrshme e ngazëllimit të tij, pasi sa herë që shënon, ai pretendon të hedhë rrjetën, siç bën superheroi i famshëm. Në fund të fundit, “araña” (merimanga), është pseudonimi që ai mban me vete që në fëmijëri. “Faji”, apo meritë, ka vëllai i tij, i cili filloi ta thërriste kështu, sepse “kur luan, duket se ka më shumë se dy këmbë”. Nga këtu deri te ‘Spiderman’ ishte një hap i shkurtër.

Messi me shokë? Në rrjetet sociale, mund të shohësh se si Julian Alvarez dëshiron t’i japë vetes imazhin e një profesionisti të madh. Ndryshe nga shokët e tij, ai ditët e fundit nuk ka publikuar as një foto të festës së madhe të skudetos në diskotekë. Ashtu siç mungon jeta e tij private, aq sa misteri i një lidhjeje të pretenduar me gazetaren dhe influencuesen argjentinase Nati Jota, nuk është zbardhur kurrë. Vetëm ushtrime dhe dietë strikte. Por cili është trajnimi më i mirë? “Ato me kombëtaren bashkë me kampionë si Messi, Di Maria, Lautaro Martinez, De Paul. Jam përmirësuar shumë”,– u përgjigj sulmuesi i River Plates në një intervistë, duke iu referuar grumbullimit ku Argjentina fitoi së fundmi ‘Copa America’.

Çmimi? Me një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurosh (që mund të bëhen 25) është e qartë se klubet e mëdhenj të Europës po mendojnë për të. Dhe ai do ta pranonte me kënaqësi, duke qenë se kishte kaluar tashmë një audicion me Real Madridin në moshën 11-vjeçare, por mund ta regjistronte kaq të vogël. Kështu që nuk doli asgjë, tani ka ardhur koha…

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dëmtohet messi interin dhe juven lautaro martinez martinez milanin pasuria e julian alvarez sulmuesit të river plate dëmtohet messi interin dhe juven lautaro martinez martinez milanin pasuria e julian alvarez sulmuesit të river plate

Sondazh

Poll