Sport

Real Madrid nuk di të ndalet, fiton në derbi dhe “vret” garën për titull

12 Dhjetor 2021, 22:08 Nga DOSJA
Real Madrid nuk di të ndalet, fiton në derbi dhe “vret”

SPANJË-Fitorja e gjashtë rradhazi në kampionat dhe Real Madrid duket në rrugën e duhur për te titulli kampion. Në javën e 17-të të La Liga-s u luajt derbi i Madridit ndaj Atletico Madrid dhe skuadra e Ancelottit fitoi me shifrat 2-0.

Ishte Benzema ai që e bëri Santiago Bernabeun të ngrihet peshë në festë pasi shënoi golin e parë në minutën e 16. Ndërsa në pjesën e dytë,mendoi Marco Asensio, që u gjend në zonë pas një kundërsulmi të Realit.

Ishte përsëri Vinicius Junior që asistoi në golin e ekipit të tij, me goditjen e Asensios që u ndal vetëm në cepin e rrjetës së Oblak. Real Madrid thellon diferencën me rivalët e qytetit në 13 pikë. Ata forcojnë pozitat në vendin e parë në kuotën e 42 pikëve, tetë më shumë se Sevilla që është ndjekësi më i afërt i galaktikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atletico madrid real madrid atletico madrid real madrid

Sondazh

Poll