Sport

Tifozët sulmojnë autobusin e Legia Warsawa, dhunohet trajneri dhe dy lojtarë…

13 Dhjetor 2021, 10:45 Nga DOSJA
Tifozët sulmojnë autobusin e Legia Warsawa, dhunohet trajneri dhe dy

POLONI – Skuadra Legia Warsawa ku luajnë tre lojtarë shqiptarë: Muçi, Çelhaka dhe Kastrati, po përjeton krizën më të thellë sportive. Edhe pse vitin e shkuar ata fituan titullin kampion të Polonisë, këtë sezon rrezikon rënien historike në një kategori më poshtë.

Sot me sulmuesin Ernest Muçin, i cili u aktivizua vetëm 45 minuta pas rikthimit prej mjaft kohësh në skuadër nga një dëmtim, Legia pësoi humbjen e radhës 1-0 në transfertë ndaj Wisla Ploskut, duke u pozicionuar e fundit në renditje me 12 pikët pas 16 ndeshjesh.

Situata është e vështirë. Tifozët e ekipit që njihen për bëmat si huliganë, mbrëmë e kanë kaluar kufirin, teksa pas ndeshjes, janë futur në autobusin e skuadrës, ku kanë goditur disa persona. Mes tyre është goditur trajneri Ojrzynski, teksa janë goditur edhe dy lojtarët Emreli dhe Luquin, bëjnë të ditur mediat polake, sipas Ora News.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka gjetur ekipin të dhunuar teksa ka nisur hetimet. Ngjarja e rëndë, pas hetimeve të policisë dhe do të ketë detaje të reja për atë që ndodhi mes tifozëve dhe ekipit të Legias. Sipas raportimeve të para, gjendja e lojtarëve shqiptarë që ndodhe në këtë skuadër është e mire dhe pa probleme.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport çelhaka dhe kastrati ernest muçi dhe jurgen celhaka legia warsawa sot me sulmuesin ernest muçin tre lojtarë shqiptarë: muçi çelhaka dhe kastrati ernest muçi dhe jurgen celhaka legia warsawa sot me sulmuesin ernest muçin tre lojtarë shqiptarë: muçi

Sondazh

Poll