Sport

Gabimi që ndryshoi Premier League: Abramovich donte të blinte Arsenalin, por …

13 Dhjetor 2021, 09:29 Nga DOSJA
Gabimi që ndryshoi Premier League: Abramovich donte të blinte

ANGLI – Në kërkim për një ekip. Mundësisht në lagjet e Londrës. Kjo, pak a shumë, ishte kërkesa e Roman Abramovich gati njëzet vjet më parë, kur në fund, manjati rus vendosi të blinte Chelsean.

Angazhimi i pronarit të ‘Bluve’, në futbollin anglez ndryshoi konformacionin e Premier League, me nënshkrime të bujshme dhe paga shumë të larta, duke e shndërruar skuadrën e ‘Stamford Bridge’ në një nga superfuqitë e futbollit europian.

Megjithatë, siç rrëfen ‘Sun’, kjo histori mund të kishte përfunduar shumë më ndryshe. Dhe tifozët e tjerë londinezë, mund t’i shijonin paratë e Abramovich. Jo blu, por të kuqe. Dhe shtëpia e oligarkut mund të ishte stadiumi ‘Emirates’.

Gatishmëria e Abramovich për të blerë Arsenalin tregohet në një libër të quajtur ‘The Club’, shkruar nga dy gazetarë ekspertë të Wall Street. Në vitin 2003, manjati rus i kërkoi bankës ‘UBS’ të shqyrtonte vlerat ekonomike të tregut të klubeve në Premier League, me kusht dhe njëfarë interesi për ato me qendër në Londër.

Një nga gjetjet e hulumtimit, raportoi se Arsenali nuk ishte absolutisht në shitje, pavarësisht se ishte objektivi kryesor i manjatit. Se në atë moment ai duhej të… pajtohej me Chelsean. Por a ishte vërtet i paprekshëm Arsenali? Në libër, mendimi i ish-zëvendëspresidentit të ‘Topçinjve’, David Dein është i ndryshëm. “Nëse Abramovich do të kishte ofruar shumë para, ai mund ta kishte blerë klubin”.

Një… gabim vlerësimi që ka përmbysur tërësisht hierarkitë e futbollit londinez. Në sezonin 2003/04, Arsenali fitoi titullin e fundit (deri tani) në historinë e klubit. Por që atëherë, falë fondeve të Abramovich, Chelsea ka triumfuar pesë herë në Premier League dhe ka çuar në vitrinën e tij, ndër të tjera dy Champions League dhe dy Europa League.

Dhe në libër ka edhe diçka për klubin tjetër londinez të madh, Tottenham. Abramovich nuk organizoi ndonjë takim me drejtuesit e Spurs. Arsyeja? Duke kaluar White Hart Lane me makinën e tij, ai i komentoi zonat përreth stadiumit, me një krahasim jo të këndshëm: “Është më keq se në Omsk”. Ky është, qyteti siberian i rafinerive të tij. Sigurisht që nuk është një kompliment!

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport chelsea dhe trajneri tuchel futbollisti i tottenham kërkesa e roman abramovich klubin tjetër londinez të madh në futbollin anglez ndryshoi konformacionin e premier league për të blerë arsenalin tottenham tottenham spurs vendosi të blinte chelsean chelsea dhe trajneri tuchel futbollisti i tottenham kërkesa e roman abramovich klubin tjetër londinez të madh në futbollin anglez ndryshoi konformacionin e premier league për të blerë arsenalin tottenham tottenham spurs vendosi të blinte chelsean

Sondazh

Poll