Sport

Mesfushori bavarez Kimmich, tani ka ndryshuar mendim: “Dua të vaksinohem”…

13 Dhjetor 2021, 06:11 Nga DOSJA
Mesfushori bavarez Kimmich, tani ka ndryshuar mendim: “Dua të

GJERMANI – Ai ishte një nga “no vax” më të vendosur në futbollin botëror. Madje edhe pse autoritetet bavareze ia kërkuan një gjë të tillë, ai refuzoi . Më pas, u infektua me Covid-19 dhe tani ai ka ndryshuar mendje, kërkon me insistim dhe do të vaksinohet.

Protagonist i kësaj historie është mesfushori Joshua Kimmich, i kombëtares gjermane dhe një lojtar kryesor për Bayern Munich, i cili së fundmi doli nga karantina në të cilën u detyrua të futej pasi u infektua me virusin.

I intervistuar nga televizioni publik gjerman “Zdf”, Kimmich theksoi se “tani më duhet të pres dritën jeshile nga mjekët, nuk mund ta bëj menjëherë, por do të vaksinohem”.

Gjithsesi, mesfushori bavarez i ka thënë lamtumirë futbollit për 2021-shin. Mjekët e kanë ndaluar, pasi Covid ka lënë pasoja në mushkëritë e tij dhe futbollisti ndjen vështirësi në frymëmarrjen. Me gjasa në janar ai do të jetë sërish në fushë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern munich covid ka lënë pasoja në mushkëritë edhe pse autoritetet bavareze i kombëtares gjermane mesfushori joshua kimmich në futbollin botëror u infektua me covid-19 bayern munich covid ka lënë pasoja në mushkëritë edhe pse autoritetet bavareze i kombëtares gjermane mesfushori joshua kimmich në futbollin botëror u infektua me covid-19

Sondazh

Poll