Aktualitet

VD-Moti i keq në vend, flet Haki Çako: Nuk ka përmbytje masive, i kemi marrë masat

12 Dhjetor 2021, 08:23 Nga DOSJA
VD-Moti i keq në vend, flet Haki Çako: Nuk ka përmbytje masive,

VLORË– Reshjet e shiut kanë sjellë problematika edhe në qarkun e Fierit, ku për shkak të daljes së lumit Vjosa nga shtrati disa zona dhe banesa janë përmbytur. Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një raportim për mediat duke dhënë detaje mbi situatën në Fier, duke bërë me dije se prurjet e Vjosës janë në rënie dhe nuk përmbëjnë më problem.


“Prej disa orëve, gati dy ditësh kanë vazhduar reshje intensive në shkallë vendi, shkak i cili ka sjellë edhe përmbytje dhe mbingarkesën e lumit Vjosa dhe të lumenjve të tjerë. Jo që është më e rëndësishme është kapja e niveleve maksimale të lumit Vjosa. Strukturat kanë qenë gjitha natës në qarkun Fier dhe Vlorë dhe kanë marrë masa për të evituar çdo problematikë apo shqetësim të banorëve. Duhet të informojmë publikun se aktualisht niveli i ujërave ka kapur nivelin maksimal, por nuk kemi përmbytje masive. Në Ferras janë disa banesa që janë prezencë uji, janë evakuuar 3 familje, disa të tjera po evakuuohen tani. Janë njoftuar pothuajse të gjithë banorët në rast të shtimit të prurjeve dhe vërshimit të tyre drejt banesave me prezencë uji, gjithsesi i bëj dhe njëherë thirrje banorëve të mos këmbëngulin në rastin e nevojës për tu evakuuar por të bëhen pjesë e zgjidhjes pasi ky është një fenomen natyror i cili ka vazhduar prej dy tre ditësh dhe është i njohur edhe prej kohësh. Pritet intensitet në rënie të lumit Vjosa, ç’ka reflektohet në nivelin që po bie në Memaliaj. Po ashtu edhe në Vlorë, nuk paraqiten probleme është punuar gjithë natës, është mbyllur një çarje e argjinaturës e cila mund të sillte probleme serioze të zonës së Novoselës dhe Mifolit,”- tha Çako.

LAJMI KRYESOR: Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt banesa në Vlorë, probleme me energjinë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet haki cako moti i keq ne shqiperi haki cako moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2021, 14:37

FOTOT- Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

TIRANË– Ka nisur mbedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kjo mbledhje u kërkua nga kryesia e PD-së një ditë më parë, e cila u mblodh dhe...