Aktualitet

Zona e nën-Shkodrës në rrezik përmbytjeje, institucionet nuk japin zgjidhje

12 Dhjetor 2021, 14:58 Nga DOSJA
Zona e nën-Shkodrës në rrezik përmbytjeje, institucionet nuk

SHKODËR – Reshjet e dendira të shiut dhe moti i keq që ka përfshirë vendin duke përmbytur një pjesë të Shqipërisë ka ngritur shqetësime serioze për zonën e nën-Shkodrës, e cila bie nën mëshirën e motit të keq pothuajse çdo vit duke u përmbytur.

Shkak për këtë behën edhe ndërhyrjet e munguara për kanale kulluese. Administratori i Dajçit, një prej zonave të rrezikuara ,  Gjovalin Darragjati ka kërkuar që në kolektorin e Berdicës të vendosen 5 porta që të shmanget vërshimi i ujërave që përmbyt toka e shtëpi në Darragjat e Shirq.

Teksa zonat  më të rrezikuara mbeten njësitë administrative të nën Shkodrës, si Dajçi, Ana e Malit dhe Berdic,  institucionet përgjgjëse kalojnë fajin tek njëra tjetra e nuk japin zgjidhje. Detyrimi që të kryhen këto ndërhyrje i ka bordi rajonal i kullimit Lezhë, i cili ende nuk ka vepruar.

“Uji vërshon krejt lirshëm, dhe këto porta janë rregullator për Verës për Ujitje dhe Dimrit për mospërmytje. Është premtuar që do ndërhyhet dhe deri në këtë moment që flasim nuk është ndërhyrë” u shpreh Gjovalin Darragjati.

Ministria e Bujqësisë ka ndërhyrë në zonën e Berdicës ku ka nisur zbatimin e projektit të mbrojtjes së tokës nga gërryerjet. Sipas drejtuesit të punimeve, Muharrem Hoxhës, panelet që përforcojnë brigjet e Drinit do të ndihmojnë që përmbytjet të mos avancojnë në këtë zonë, ku ndër vite kanë bllokuar edhe qarkullimin e aksit Shkodër – Lezhë.

“Kjo krijon një farë mbrojtje, është shtuar 3 metër. E largon ujin, nuk i gërryen dot gurët. Aktualisht projekti është i pjesshëm, prandaj kërkohet zgjerimi i tij në të gjitha brigjet e Drinit, që të garantohet mbrojtja e plotë e tokave dhe shtëpive të kësaj njësie”- u shpreh ai.

Në zonën e nën-Shkodrës nuk ndërhyhet prej 60 vitesh, teksa hapjen e portave të hidrocentraleve rrit rrezikun çdo vit , pasi shkarkimet rrisin prurjet në Drin e Bunë dhe vërshimi i ujërave bëhet i pashmangshëm duke marrë para çdo gjë që gjen.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt në Vlorë, evakuuohen banorët. 1000 ha nën ujë

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytje masive reshjet e shiut rritja e prurjeve në zonën e nën shkodrës moti i keq ne shqiperi permbytje masive reshjet e shiut rritja e prurjeve në zonën e nën shkodrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2021, 14:37

FOTOT- Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

TIRANË– Ka nisur mbedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kjo mbledhje u kërkua nga kryesia e PD-së një ditë më parë, e cila u mblodh dhe...