Aktualitet

Devoll/ E mbyti gazi i gjeneratorit, ndërron jetë në garazhin e shtëpisë 53-vjeçari

12 Dhjetor 2021, 13:43 Nga DOSJA
Devoll/ E mbyti gazi i gjeneratorit, ndërron jetë në garazhin e

KORÇË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Progër, ku në garazhin e banesës së tij, është gjetur i pajetë, nga gasi i gjeneratorit Andrea Grazhdani. 53-vjeçari kishte 3 ditë që ishte kthyer nga Greqia për të vendosur kaldaja në shtëpinë, ku edhe do të festonte me familjen për festat e fundvitit. Dje për shkak të mungesës së energjisë ai ka hapur gjeneratorin dhe është asfiksuar nga gazi. Ka qënë fqinji i tij që e ka lajmëruar Policinë pasi ka gjetur në mëngjes derën e garazhdit të mbyllur ndërsa do të vazhdonin punimet.

NJOFTIMI I PLOTË:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 12.12.2021, rreth orës 11:00, në fshatin Progër, në garazhin e banesës së tij, është gjetur i pa jetë, pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 53 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga asfiksia e gazit të gjeneratorit që përdorte.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet andrea grazhdani korce andrea grazhdani korce

Sondazh

Poll