Aktualitet

Vrasja e Rakip Rolit në Laç, Llej Lika dëshmon në Polici: E kam bërë unë (DËSHMIA)

12 Dhjetor 2021, 11:56 Nga DOSJA
Vrasja e Rakip Rolit në Laç, Llej Lika dëshmon në Polici:

LAÇ“Vrasjen e kam bërë unë,”-kështu është shprehur para hetuesëve të Kurbinit, Llej Lika, i cili akuzohet për ekzekutimin e biznesmenit Rakip Roli. Gjatë marrjes së pyetje, Lika ka treguar se e gjitha kishte ndodhur për shkak të një sherri me djemtë e viktimës, të cilët të tre së bashku e kishin dhunuar barbarisht. 22-vjeçari, sipas gazetarit Ervis Hila, ka shtuar se me ngjarjen nuk ka aspak lidhje as babai i tij, Skëndër Lika dhe as miku i tyre që i kishte ndihmuar të fshiheshin, Klajdi Gjexhaj (Beleshi). Por edhe këta dy të fundit u arrestuan një ditë më parë për vrasjen e biznesmenit Rakik Roli në Sanxhak të Kurbinit.

“Vrasjen e kam bërë unë. Djemtë e biznesmenit Rakip Roli më kanë dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti. Aq sa kam marrë mjekim në spitalin Ushtarak në Tiranë. Babai im nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi kur kam bërë vrasjen ai ka qenë në shtëpinë e tij. As Klajdi Gjexhaj. Atë e kam marrë në makinë, kur kam ikur nga vendngjarja. E gjeta në rrugë rreth 50 metra larg vendit, ku vrava Rakipin dhe e mora në makinë. S’ka gisht,”-tregoi ai. Por në kamerat e sigurisë policia ka konstatuar se në ikje e sipër, në benzin e përdorur në vrasje janë dy persona, por ende është e paqartë nëse Klajdi Gjexhaj, apo dikush tjetër që i ka shpëtuar Policisë deri më tani. 

Biznesmeni i materialieve të ndërtimit Rakip Roli, i njohur edhe si Pilot Roli, teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7. Autorët i zunë pritë 55-vjeçarit dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të tij, sapo kishte dalë nga banesa dhe po lëvizte në drejtim të Mamurrasit duke i marrë jetën në vend. Babë e bir  u shpallën në kërkim menjëherë pas vrasjes së Rolit për shkak të konflikteve që kanë pasur më herët me të.

Skënder Lika është edhe vëllai i Myslym Likës, i cili mbeti i plagosur në Mamurras dhe xhaxhai i Ilir Likës që është në burg për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat rakip rolit llej lika rakip roli atentat rakip rolit llej lika rakip roli

Sondazh

Poll