Aktualitet

FOTOT- Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

12 Dhjetor 2021, 14:37 Nga DOSJA
FOTOT- Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

TIRANË– Ka nisur mbedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kjo mbledhje u kërkua nga kryesia e PD-së një ditë më parë, e cila u mblodh dhe vendosi që sot të depozitonte kërkesën për shkarkimin e të gjithë demokratëve që dolën në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Dosja.al ju sjell foto nga mbledhja që po zhvillohet në selinë blu. 

Cilët pritet të shkarkohen?

Bëhet fjalë për11 anëtarë që pritet të shkarkohen nga Këshilli me propozim të Bashës. Ata janë: Edi Paloka (Kryetar i Këshillit); Belind Këlliçi; Ivi Kaso; Albana Vokshi; Aldo Bumçi; Gent Strazimiri; Gert Bogdani; Oerd Bylykbashi; Flamur Noka; Ervin Minarolli; Ledina Mandia dhe Tomorr Alizoti. 

Çfarë ndodhi dje në PD?

Prej 9 shtatorit, kur dhe Berisha u pezullua nga grupi parlamentar për shkak se në maj Deparatamenti Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata”, në selinë ka nisur një luftë mes ish-kryeministrit dhe Lulzim Bashës. Dje, Berisha mblodhi Kuvend të jashtëzakonshëm dhe e shkarkoi bashkë me të besuarit e vetë nga postet përkatëse. Ndërsa Basha nuk e njeh vendimin, duke paralajmëruar edhe ndëshkime, ku nuk përjashtohet mundësia që ta largojë Berishën përgjithmonë nga partia.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike keshilli i pd 12 dhjetor 2021 keshilli i pd 12 dhjetor 2021

Sondazh

Poll