Aktualitet

VD-Përmbytjet në Fier, banorët: Uji ka shkuar 1 metër, qeveria na ka mashtruar

12 Dhjetor 2021, 14:05 Nga DOSJA
VD-Përmbytjet në Fier, banorët: Uji ka shkuar 1 metër,

FIER- Banorët në Fier kanë deklaruar se janë gënjyer nga qeveria për shkak të përmbytjeve. Duke folur për mediat, ata janë shprehur se zona që janë ata është shumë me rrezik, pasi uji po vjen nga të gjitha anët.


“Është shumë rrezik, përmbytja po vjen nga tëra anët. Ne u gënjyem nga qeveria se na tha janë marrë të gjitha masat. Është blinduar Vjosa, është blloku argjinatura. Nuk na lajmëroi njeri të merrnim masa. Do mbytemi kështu përfundimisht. Edhe dëmshpërblimet janë selektive. Unë akoma skam marrë dëmshpërblimin e radhës parë. Si është gjendja kësaj radhe edhe ne do përmbytemi. Flitet që dalë një ujë shumë i madh në Fushë,”  .

Një tjetër banor është shprehur se uji në shtëpi i ka shkuar deri në një metër lartësi.

“Erdhi një sasi e madhe uji që ishte e paparashikuara. Uji ka vajtur deri në 1 metër. Këtë radhë s’ka ardhur asnjëri. Gruan e çova te një komshi që është në kat të dytë, vetë po rri këtej,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt banesa në Vlorë, probleme me energjinë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll