Aktualitet

Moti i keq ka pushtuar vendin, Rama nxjerr pamjet e policisë: Jemi në gatishmëri

12 Dhjetor 2021, 14:19 Nga DOSJA
Moti i keq ka pushtuar vendin, Rama nxjerr pamjet e policisë: Jemi në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e aksionit të policisë që ka dalë në terren për të zhbllokuar rrugët. Nërkohë që i gjithë vendi është pushtuar nga moti i keq, Rama thotë se të gjitha strukturat shtetërore janë në gatishmëri. Sipas kreut të qeverisë, qytetarët mund të adresohen përmes numrit 112 ose përmes njoftimit nga smartfoni në Komisariatin Dixhital për çdo gjë që kanë nevojë. 

“Edhe Policia e Shtetit prej ditësh në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë. Është përforcuar shërbimi edhe në të gjitha Sallat Operative të Policisë, ku qytetarët mund të adresohen përmes numrit 112 ose përmes njoftimit nga smartfoni në Komisariatin Dixhital.

LAJM KRYESOR: LIVE-Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt në Vlorë, evakuuohen banorët. 1000 ha nën ujë

(F.m/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll