Aktualitet

Vojo Bregu nxjerr videot nga përmbytjet, ironizon qeveritarët: Lëreni Facebookun sot

12 Dhjetor 2021, 11:44 Nga DOSJA
Vojo Bregu nxjerr videot nga përmbytjet, ironizon qeveritarët:

TIRANË- Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vojo Bregu ka ironizuar qeveritarët në lidhje me situatën që ndodhet vendi. Me anë të një postimi në Facebook, Bregu ka postuar disa video nga përmbytjet në vend, duke u bërë thirrje kryebashkiakëve që t’i lënë postimet në rrjete sociale, dhe të marrin masa për të shpëtuar kafshët.

Postimi i Plotë:

Këta kryebashkiakët dhe qeveritarët që dalin dhe tregojnë çdo 2 orë nivelin e lumenjve janë sa qesharakë aq dhe të neveritshëm. Lëreni FB sot të paktën dhe merrni masa të shpëtoni gjënë e gjallë, se ujin e lumenjve nuk e pini dot. Ndërkohë më kanë shkruar që bashkia Patos, në fshatin Verbas, ka hapur një kanal kullues, pa i paralajmëruar banorët duke i permbytur serrat dhe rrezikuar jetën. P.S. Ndërkohë drejtori i Emergjencave Civile sapo deklaroi që nuk kemi përmbytje.

LAJMI KRYESOR: Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt banesa në Vlorë, probleme me energjinë

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi vojo bregu moti i keq ne shqiperi vojo bregu

Sondazh

Poll