Politike

Paloka fton demokratët: Të bashkohemi për rrëzimin e regjimit, keqardhje për Bashën

12 Dhjetor 2021, 14:29 Nga DOSJA
Paloka fton demokratët: Të bashkohemi për rrëzimin e

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka ftuar demokratët që të mblidhen bashkë për ringritjen e Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se është për të ardhur keq kur shikon të çfarë po bën kryedemokrati Lulzim Basha.

Statusi i plotë:

Meqenese shume miq , antare te Keshillit Kombetar , qe deri me sot kane qendruar asnjanes (disa prej tyre dhe nga ata qe Basha i konsideron “nen kontroll”) me kane shkruajtur dhe telefonuar te shqetesuar per aktin qe kerkojne ti mbledhin sot , po dhe per interesimin e mediave, po bej kete reagim : Dje Kuvendi i PD , i mbledhur sipas parashikimit ne statut, nga delegatet e tij , mori disa vendime te rendesishme. Nder to ngritjen e Komisionit te Rithemelimit te PD , i cili do te kete edhe detyren e pergjegjesine per organizimin e zgjedhjeve per kryetarin e ri te PD .

Akti e mbremshem i Bashes, po dhe ky i sotmi eshte thjeshte ne vazhden e akteve te fundit , qe me keqeardhje te plote e shpreh , po e bejne gjithnje e me qesharake situaten ne ate seli. Basha eshte shkarkuar dje nga Kuvendi, po edhe ne , te cileve ai ka shpallur se do te na shkarkoka sot, jemi nga dje pjese e Komisionit te Rithemelimit te PD . Ata , sekretaret, qe kerkon kryetari i shkarkuar, te shkarkoje sot, kane votuar dje bashke me delegatet e tjere, per shkrirjen provizore edhe te funksioneve te tyre…Pra miqte e mi, mos u ndjeni aspak ne siklet per poziten time . Karrigia nuk ka qene kurre halli im , per kete mjafton historia ime ne 31 vitet ne PD qe ta kuptoje kushdo edhe ata qe nuk me njohin. Une jam i shqetesuar per ju dhe antaret e tjere te Keshillit Kombetar sepse ne fund te fundit perfaqesojne demokratet prandaj nuk do doja ti shihja ne kete gjendje aspak dinjitoze dhe per fat te keq deri qesharake, ku po i shtyn Basha.

E shpreh me sinqeritetin me te madh, se ne gjithe kete situate , keqardhjen dhe dhimbjen me te madhe e kam pikerisht per Lulzim Bashen. Sinqerisht e perseris , per hir te viteve qe kemi kaluar ai si kryetar e une si nenkryetar, ndjej keqardhje kur shoh se si arriti ne kete pike. Mendoja se te pakten do dinte te tregohej pak me dinjitoz dhe i mençur. Sidoqofte , e rendesishme eshte e ardhmja e PD dhe une kam bindjen se qe nga dje , demokratet jane ngritur dhe nje here ne kembe! Me kete rast do i ftoj dhe nje here , te gjithe , te bashkohemi per interesin e demokrateve dhe te gjithe shqiptareve sepse edhe interesi personal i gjithesecilit prej nesh eshte i lidhur me interesat e tyre. Rrezimi i rregjimit dhe rikthimi i PD ne fitore duhet te jete i vetmi interes qe na bashkon!

Çfarë ndodhi dje në PD?

Prej 9 shtatorit, kur dhe Berisha u pezullua nga grupi parlamentar për shkak se në maj Deparatamenti Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata”, në selinë ka nisur një luftë mes ish-kryeministrit dhe Lulzim Bashës. Dje, Berisha mblodhi Kuvend të jashtëzakonshëm dhe e shkarkoi bashkë me të besuarit e vetë nga postet përkatëse. Ndërsa Basha nuk e njeh vendimin, duke paralajmëruar edhe ndëshkime, ku nuk përjashtohet mundësia që ta largojë Berishën përgjithmonë nga partia.

LAJM KRYESOR: POST-KUVEND/ Berisha e shkarkoi, nis ‘hakmarrja’ e Bashës! Priten përjashtime

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll