Aktualitet

PËRMBYTJET/Fieri dhe Vlora ‘nën’ ujë, përroi në Gjirokastër bllokon rrugët (SITUATA)

11 Dhjetor 2021, 09:59 Nga DOSJA
PËRMBYTJET/Fieri dhe Vlora ‘nën’ ujë, përroi

TIRANË- Reshjet intensive kanë krijuar përmbytje në disa zona të vendit. Përmbytje ka pasur gjatë ditës së sotme në Këlcyrë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Fryrja e lumenjve Vjosa dhe Drinos si edhe përrenjtë që derdhen në to kanë shkaktuar përmbytje në Gjirokastër.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se situata paraqitet e qendrueshme dhe nën kontroll në të gjithë territorin e vendit, ndërsa deklaroi se deri më tani, nuk ka asnjë rrezik për jetën e qytetarëve apo për përmbytjen e banesave.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deklaroi se deri më tani forcat e ushtrisë janë të mobilizuara në terren dhe po monitorojnë nga afër çdo ndikim të reshjeve në vend. Sipas raportimit të tyre në zonën e Vlorës dhe të Fierit, ka rritje të nivelit të lumit Vjosa.

Këlcyrë, banorët janë zgjuar të përmbytur, pasi uji iu është futur brenda banesave, duke krijuar dhe vështirësi për shkak të vërshimit të ujërave dhe bllokimit të tubacioneve të largimit të ujërave.

Fier ka pasur përmbytje në zonën e Portezit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe të mjeteve.

Gjirokastër, janë vërejtur problem në përroin e Çullos, i cili ka përmbytur biznese dhe shtëpi në lagjen Granicë të qytetit, kurse rruga është bllokuar për shkak të rënies së dherave. Fshatrat përreth grykëderdhjes së Vjosës në Novoselë të Vlorës janë të rrezikuar nga përmbytjet pasi reshjet vijojë dhe pritet që niveli i ujit të ngrihet edhe më tepër.

Në qarkun e Vlorës ka pasur rrezik për përmbytje të disa banesave. Kryebashkiaku Dritan Leli mblodhi shtabin e emergjencës për të vlerësuar situatën, ndërsa i bëri thirrje banorëve që të jenë të përgatitur për çdo situatë të mundshme që mund të shkaktohet si pasojë e përmbytjeve.

Pylli i Sodës në Vlorë u mbush ditën e sotme nga uji dhe kjo ka bërë që edhe pemët të shkulen nga rrënjët. Situata në zonë është tepër problematike, ndërsa reshjet e dendura të shiut dhe prurjet e lumit Shushica kanë krijuar probleme për banorët e fshatrave të Lumit të Vlorës.

E gjithë pjesa jugore e Shqipërisë rrezikon përmbytjet duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes së sotme. Referuar të dhënave nga Meteoalb si edhe stacioneve europiane të Meteorologjisë, pritet një rritje e ndjeshme e intensitetit të shirave menjëherë pas mesnatës së sotme në trekëndëshin mes Vlorës-Gjirokastrës dhe Përmetit. Reshjet do të kenë një intensitet të lartë duke bërë të bjerë më shumë se 300 mm shi në këtë rajon. Fenomeni i pazakontë do të shkaktohet për shkak të masave ajrore që vijnë nga Siçilia në Itali, të cilat pasi të përplasen në tokë në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë do të konvertohen në reshje të dendura shiu, si një asnjë zonë tjetër në Europë gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vjosa arrin kuotën 7.2 m, evakuohen 11 familje

Dëmtohet dhe shkëputet asfalti i rrugës Berat-Sinjë, paralajmërohen shoferët

SITUATA – Bllokohet nga dëbora aksi Bogë-Qafë Thorë, lumenjtë rikthehen në shtretër

Shirat e vazhdueshëm, bllokohen disa rrugë në Gjirokastër

Vjosa drejt nivelit maksimal, Subashi: Nëse duhet, do të thërrasim ushtrinë

57-vjeçari bie në lumin Osum, rrezikon të mbytet, pas tij futen zjarrfikësit

Bllokohet fshati Benë në Elbasan, përmbytje në Muriqan

Situatë shqetësuese për lumenjtë Vjosë dhe Seman, Balla: Të marrim masa mbrojtëse

Ministria e Mbrojtjes: Situata nën kontroll, vijon qarkullimi normal (E PLOTË)

Pranë daljes nga shtrati, lumi i Viroit rrezikon aksin Tepelenë-Gjirokastër

Përmbyten banesat në Dimal, banori: Qeveria erdhi kot, kemi 3-4 vite kështu

 

Lumi Osum arrin në kuotat maksimale, 3 fshatra pa energji elektrike në Berat

Vjosa del nga shtrati

Osumi përmbyt dhjetëra hektarë tokë bujqësore dhe ullishta në Berat

Reshjet/Krifca: Në ndjekje dinamike të nivelit të prurjeve. Strukturat në gatishmëri

Moti i keq, MM: Situata nën kontroll, asnjë rrezikshmëri për qytetarët dhe banesat

Lumi Pavël del nga shtrati, dëme për fermerët, mijëra rrënjë mandarina nën ujë

Uji pushton Pyllin e Sodës në Vlorë, prurjet shkulin edhe pemët nga rrënjët

Rritet niveli i lumit Vjosa! Rrezikojnë banesat, Dritan Leli: Banorët të largohen

Përmbytet fusha e Dervicianit, uji rrezikon të dalë në aksin Gjirokastër–Kakavijë

Fryhen Vjosa dhe Drinosi, jugu i Shqipërisë nën kërcënimin e përmbytjeve

VIDEO/Rrugët e Portezit në Fier kthehen në lumenj, qytetarët: Po presim varkat

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytje ne shqiperi moti i keq ne shqiperi permbytje ne shqiperi

Sondazh

Poll