Aktualitet

Mungesa e energjisë elektrike në Kukës, OSHEE: Po punohet deri vonë (DETAJE)

11 Dhjetor 2021, 20:59 Nga DOSJA
Mungesa e energjisë elektrike në Kukës, OSHEE: Po punohet deri

KUKËS – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike raporton se po punohet për riparimin e difekteve për rikthimin e energjisë elektrike në qarkun e Kukësit. Sipas informacioneve të fundit, në Bajram Curri janë 56 abonentë pa energji elektri dhe 35 të tjerë në Mamëz. Banorët në Rexhepaj dhe Osmanaj kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëborës së madhe.

NJOFTIMI I OSHEE-së

Punonjësit dhe brigadat e gadishmërisë të OSHEE Kukes vazhdojne punën deri në orët e vona,për eleminimin e defekteve në TM dhe TU.
Situata Tani vijon si më poshtë:
1.Fideri Ujësjelles Nst.B.Curri pjesërisht në punë ,56 abonente pa energji.
2.Fideri Mamez pjesërisht në punë 35 abonente pa energji.
3 .Fideri Nr. 9 Rexhepaj jashtë pune deri në Osmanaj po bëhet e mundur rikthimi energjisë.

Disa zona malore të vendit kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të difekteve në stacionet e furnizimit me energji elektrike të shkaktuara prej dëborës së madhe.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq/Dëborë në Kukës dhe Korçë,Berati pa drita, bllokohen turistë në Voskopojë

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet osheee osheee

Sondazh

Poll